20 Prill 2024

Fillon trajnimi i gjeneratës së re të Inspektoratit Policorë të Kosovës

Vushtrri, 15 tetor - Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike  filloi trajnimi i gjeneratës së re të trajnimit/programit profesional, “Inspektor i Inspektoratit Policor të Kosovës”, ku pjesëmarrës janë shtatëmbëdhjetë kadetë.

Në këtë ceremoni  të pranishëm ishin Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Miradije Kelmendi  Kryeshefe Ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës  si dhe zyrtarë  të lartë nga institucionet e sigurisë publike dhe organizatat ndërkombëtare.

Drejtori  i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi  theksoi, se “jeni gjenerata e parë që po filloni trajnimin bazikë të një programi profesional i cili është si rezultat i projektit të binjakëzimit të Komisionit Evropian”.

Ai tha se është hera e parë që në Akademia një agjenci fillon trajnimin profesional me program të validum  nga Autoriteti Kombëtarë i Kualifikimeve, si rezultat i punës  së përbashkët të eksperteve vendor e të projektit të binjakëzimit.

Në fund drejtori Smakiqi iu uroi sukses në përfundimin e këtij trajnimi pjesëmarrësve.

Ndërsa Kryeshefja e Inspektoratit Policor të Kosovës Miradije Kelmendi tha se sot po shënohet  një moment i veçantë pasi është  gjenerata e parë që do të trajnohen dhe certifikohen në programe tashmë të njohura dhe validuara nga Autoriteti Kombëtarë i Kualifikimeve për pozitën profesionale, Inspektor Policorë.

“Juve  ju  pret  një periudhë e vështirë në të cilën kërkohet angazhim dhe përkushtim i përditshëm, ne presim që ju  të përfundoni këtë sfidë me rezultate të larta dhe pastaj bashkë të punojmë si pjesë e strukturës së Inspektoratit Policor për të rritur efikasitetin dhe profesionalizmin  në arritjen me sukses të misionit të rëndësishëm të përcaktuar me ligj”, përfundoi Kelmendi.

Në fund ajo falënderoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe stafin për punën dhe përkushtimin e vazhdueshëm duke ju uruar suksese në arritjen e objektivave. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)