13 Dhjetor 2019

Fillon revitalizimi rreth lokacionit historik të varrezave hebraike

Prishtinë, 23 korrik - Zyra e Bashkësisë Evropiane (BE), Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Komuna e Prishtinës, si dhe partnerët e projektit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Cultural Heritage without Borders dhe përfaqësues të komunitetit, filluan sot punimet në revitalizimin e varrezave hebraike në Arbëri.

Këto varreza datojnë nga shekulli i 19-të kur komuniteti hebraik në Prishtinë numëronte rreth 1,500 anëtarë. Ky lokacion historic është i përfshirë në listën e vendeve të trashëgimisë kulturore të mbrojtura nga qeveria e Kosovës.

Punimet që do t’i implementojë projekti do të përfshijnë rehabilitimn e zonave rreth varrezave si dhe krijimin e një sheshi të vogël për aktivitete fetare në mënyrë që anëtarët e familjeve, pasardhësit dhe të tjerë të interesuar ta kenë qasjen sa më të lehtë. Vizitorët do të kenë mundësinë të lexojnë mbi historinë hebraike në Kosovë dhe në mënyrë specifike mbi historinë e këtij lokacioni në panelet që do të vendosen aty.

Ky lokacion që do të restaurohet është njëri nga 18 sosh në tërë Kosovën si urat e Terëzive dhe Tabakut në Gjakovë, kisha e Shën Nikollës në Janjevë, kisha ortodokse e Shën Nikolla Tutic në Prizren, që do të rehabilitohen përmes projektit Dialogu Ndër-komunitar Gjithëpërfshirës për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore të financuar nga Instrumenti i BE-së për Paqe dhe Stabilitet (IcSP / BE) dhe implementuar nga UNDP.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 dhjetor 2019

- Aleanca Franceze e Prishtinës me mbështetjen e Ambasadës Franceze organizon një punëtori gatimi për fëmijë me kuzhinierin francez Christophe Dovergne. (Aleanca Franceze, ora 10:30)

- Projekti i Tech Heroes organizon takimin e të rinjëve për të punuar në idetë e tyre me mbështetjen e ekipës së Akademisë jCoders dhe ekspertëve tjerë në fushën e IT. (Pylli i Arinjëve në Prishtinë, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike te Kosovës. (Selia e LDK-së, ora 11:00 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon konferencën për media ku do të bëhet publikimi i gjetjeve të Edicionit të nënte vjetor - Barometrit Kosovar të Sigurisë 2019. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për heroin Mujë Krasniqi - Kapuqi dhe 40 bashkëluftëtarët e tij. (Pallati i Rinisë, ora 16:00)