22 Shtator 2019

Fillon punën GP për Listën e Avancuar të Pasagjerëve (API)

Prishtinë, 11 korrik - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i grupit punues për Listën e Avancuar të Pasagjerëve (API). Ky grup ka për qëllim themelimin e udhërrëfyesit për të ndihmuar përparimin e autoriteteve kosovare drejt qëllimit për zbatimin e projektit për API.

Takimin e hapi zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëherit Koordinator Nacional për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, z. Isa Xhemajlaj, i cili theksoi se pas vlerësimit të përgjithshëm të situatës dhe hartimit të grupit punues, tashmë do të fillojë faza e angazhimit të gjithë institucioneve që janë të përfshira.

Ai tha se qëllimi i këtij takimi  është që tu ndahen punët secilit anëtarë në mënyrë që fillimisht të bëhet shqyrtimi i legjislacionit  dhe nevojat për ndryshimet e ligjit për të qenë në përputhje me direktivat e BE-s dhe ligjet e miratuara në shtetet anëtare dhe pastaj të vazhdohet me fazat tjera.

Zëvendësministri Xhemajlaj falënderoi Ambasadën Amerikane, ICITAP-in, OSBE-në, EXBS-sin dhe EU-në, për ndihmën e vazhdueshme, veçanërisht në hartimin e raportit për objektivat që do t’i ketë ky grup.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 shtator 2019

- Federata e pingpongut të Kosovës zhvillon garat ekipore në Superligën e Meshkujve. (Pallati i Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it, , do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Drejtësia administrative në Kosovë, ligji VS praktika”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Përmbylljes Java e Kosovës për Zhvillim të Qendrueshëm dhe Java Europiane e Mobilitetit. (Tek monumenti Newborn, ora 12:30)

- Partia e Drejtësisë do të shënojë njëzet vjetorin e themelimit të Partisë. (Salla e Kuqe të Pallatit të Rinisë e Sporteve, ora 14:00)