22 Shtator 2019

Fillon fushata 'Ma thuaj me kohë - dhuna seksuale është krim'

Prishtinë, 9 shtator - Instituti i Mjekësisë Ligjore, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in organizojnë sot një rryezë të rrumbullakët për të shënuar fillimin e fushatës në lidhje me ruajtjen e provave biologjike në rastet e dhunës seksuale.

Instituti i Mjekësisë Ligjore, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, është duke nisur një fushatë të gjerë për ngritjen e vetëdijes për situatat e mundshme që i ekspozojnë kategoritë e ndjeshme në rrezikun e të qenit viktimë e dhunës seksuale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 shtator 2019

- Federata e pingpongut të Kosovës zhvillon garat ekipore në Superligën e Meshkujve. (Pallati i Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it, , do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Drejtësia administrative në Kosovë, ligji VS praktika”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Përmbylljes Java e Kosovës për Zhvillim të Qendrueshëm dhe Java Europiane e Mobilitetit. (Tek monumenti Newborn, ora 12:30)

- Partia e Drejtësisë do të shënojë njëzet vjetorin e themelimit të Partisë. (Salla e Kuqe të Pallatit të Rinisë e Sporteve, ora 14:00)