18 Prill 2024

FDH vazhdon ligjëratat në nder të viktimave dhe të përkujtimit të ngjarjeve të luftës

Prishtinë, 28 shtator - Meqenëse viti 2019 shënjon 20 vjetorin e luftës në Kosovë, me këtë rast Fondi për të Drejten Humanitare në Kosovë vazhdon ciklin e ligjëratave publike në Qendrën e Dokumentimit në nder të viktimave dhe të përkujtimit të ngjarjeve të luftës në ditën e 20 vjetorit të tyre.

Prandaj FDH sot organizon ligjëratën publike “Sot, 20 vite më parë: Rasti i zhdukjes së dy drejtorëve” që do të mbahet në Qendrën e Dokumentimit Kosovë në bibliotekën Hivzi Sulejmani.

Me datë 28 shtator 1999 një grup i përbërë nga drejtorët e shkollave të Ferizajit u nisen nga Shtërpce në shkollat ku ata kishin punuar më parë në Ferizaj për të marrë disa dokumente. Në shkollën e mesme teknike, Marko Stojanović dhe Paun Živković u zhdukën pa asnjë gjurmë.

Të gjeturat dhe faktet që do të prezantohen janë të bazuara në deklaratat e dëshmitarëve okularë, familjarëve të viktimave dhe burimeve tjera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)