25 Gusht 2019

FDH prezanton faktet e vrasjes së 7 anëtarë të vrarë te familjes Bala

Prishtinë, 12 qershor - Meqenëse viti 2019 shënjon 20 vjetorin e luftës në Kosovë, me këtë rast FDH Kosovë vazhdon ciklin e ligjëratave publike në Qendrën e Dokumentimit në nder të viktimave dhe të përkujtimit të ngjarjeve të luftës në ditën e 20 vjetorit të tyre.

Prandaj FDH sot mban ligjëratën publike “Sot, 20 vite më parë:” Rasti i familjes Bala” që do të mbahet në Qendrën e Dokumentimit Kosovë në bibliotekën Hivzi Sulejmani.

Edhe pse data 12 qershor 1999 u shënua si ditë e çlirimit në Kosovë, në qytetin e Pejës, në shtëpinë e Isa Balës mbetën të vrarë 7 anëtarë të familjes, nga ta 5 ishin fëmijë.

Të gjeturat dhe faktet që do të prezantohen janë të bazuara në deklaratat e dëshmitarëve okularë, familjarëve të viktimave dhe nga raportimet e mediave të ndryshme.

Në këtë ligjëratë do të marrin pjesë edhe të mbijetuarit e asaj dite.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 gusht 2019

- Grupi i çiklistëve të Lëvizjes Vetëvendosje! organizojnë kampanjën "Lëvizim". (Nisja bëhet nga sheshi “Zahir Pajaziti” Prishtinë, ora 10:00)

- Vazhdon dita e pestë e edicionit e nëntë të festivalit të Arteve dhe kulturës Tradicionale Etnofest. (Etnkokompleksi në fshatin Kukaj, ora 10:30)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban mbledhjen e Kryesisë. (Selia e LDK-së, ora 11:00)

- Ne dita e pestë e edicionit e nëntë të festivalit të Arteve dhe kulturës Tradicionale Etnofest organizohet programi për fëmijë i shoqëruar nga koncerit dhe sfilata me kostume tradiconale. (Etnkokompleksi në fshatin Kukaj, ora 16:00)

- Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Kosovafilmi në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës të Komunës së Prishtinës organizojnë ditët e filmit në kujtim të Faruk Begollit për të kujtuar dhe nderuar veprën e aktorit me shfaqjen e filmit Kur Pranvera Vonohet. (Kinema Cineplexx, ora 20:00)