22 Janar 2019

FDH nis me ligjërata në nder të 20 vjetorit të viktimave të luftës

Prishtinë, 22 tetor - Meqenëse viti 2018 shënjon 20 vjetorin e fillimit të luftës në Kosovë, me këtë rast FDH Kosovë ka filluar ciklin e ligjëratave publike në Qendrën e Dokumentimit në nder të viktimave dhe të përkujtimit të ngjarjeve të luftës në ditën e 20 vjetorit të tyre.

Prandaj sot mbahet ligjërata publike “Sot, 20 vite më parë: Rasti i familjës Sylmetaj” që do të mbahet në Qendrën e Dokumentimit Kosovë në bibliotekën Hivzi Sulejmani.

Me datën 22 tetor 1998 në Goden u vranë katër anëtarë të familjës Sylmetaj nga fshati Gërçine.

Të gjeturat dhe faktet që do të prezantohen janë të bazuara në deklaratat e dëshmitarëve okularë, familjarëve të viktimave dhe të gjeturave nga Tribunali i Hagës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 janar 2019 - Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Mbahet programi i seminarit përmbyllës i projektit të binjakëzimit “Përkrahja e mëtejme e arsimit në sigurinë  publike në Kosovë”. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ora 10:00)

- Punëtorët teknik te disa shkollave të Prishtinës protestojnë në shenjë pakënaqësie lidhur me mos rritjen e pagave si dhe neglizhenca e Komunës së Prishtinës për t'i kthyer këta punëtorë nën menaxhim të Komunës sipas ligjit mbi Kryeqytetin e Kosovës. (Para Komunës se Prishtinës, ora 11:00)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal mban mbledhjen e parë për ketë vit në të cilën do te shqyrtojë Projekt Statutin e Trepçes dhe Raportin e Panelit për zgjedhjen e Bordit të NP KOSTT. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Mbahet debati me temën 'Pozita dhe problemet e komuniteteve jo-shumicë në Kosovë'. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Profesori në Universitetin e Kembrixhit, Marc Weller, do të mbajë ligjëratë për studentët e UBT-së me temë “Dialogu Kosovë - Serbi: Sfidat dhe rruga përpara”. (Kampusi i UBT-së, ora 16:00)

- Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Rumanisë, Daniel Onişor do të paraqesin prioritetet e Presidencës së Rumanisë të Këshillit të Bashkimit Evropian. (Restorant Rroni në Veternik, ora 18:00)