22 Tetor 2020

EUROPOL shkatërron "grupin më aktiv shqipfolës të trafikimit të kokainës në Evropë"

Bruksel, 17 shtator - Agjencia e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EUROPOL), ka njoftuar të enjten se një operacion i pashembullt ndërkombëtar, që ka përfshirë autoritetet për gjyqësor dhe ato për zbatim të ligjit në 10 shtete të ndryshme, ka rezultuar me shkatërrim të grupit kriminal shqipfolës “KOMPANIA BELLO”, i cili konsiderohet se ka qenë një prej rrjeteve më aktive të trafikimit të kokainës në Evropë.

“Në orët e para të 15 shtatorit, qindra zyrtarë policorë, duke përfshirë ekipet speciale të intervenimit, dhe në bashkëpunim të ngushtë me prokurorë dhe zyrtarë hetues, bashkë me mbështetjen e Europol-it dhe Eurojust-it (Agjencia e Bashkimit Evropian për bashkëpunim në gjyësor për çëshje kriminale), kanë kryer bastisje të organizuara kundër anëtarëve të kësaj sindikate kriminale tejet profesionale”, është thënë në një komunikatë të Europol-it.

Si rezultat i operacionit të përbashkët, 20 individë janë arrestuar në Itali, dy në Holandë, dy në Gjermani, dy në Greqi, një në Rumani, një në Hungari, një në Spanjë, pesë në Shqipëri dhe një një Dubai.

Të dyshuarit është thënë se janë vendosur në paraburgim për trafikim me substanca narkotike, posedim joligjor apo shpërndarje të drogës, dhe sulme brutale, përfshirë vrasje.

Europol-i ka thënë se ky operacion konsiderohet më i madhi ndonjëherë kundër ndonjë grupi shqipfolës, që ka kryer krim të organizuar.

Përgjatë hetimit është thënë se janë konfiskuar 4 tonë të kokainës dhe rreth 5.5 milionë euro para të gatshme.

Me vite të tëra, importuesit ndërkombëtarë të kokainës kanë punuar ndaras nga shitësit me shumicë dhe bandat që kanë shpërndarë drogën nëpër rrugë.

Në këtë rast, rrjeti shqipfolës, që është nën hetim, ka hequr dorë nga ky model dhe ka kontrolluar tërë zinxhirin – duke nisur nga rregullimi i dërgesave direkt nga Amerika Jugore, deri te shpërndarja në gjithë Evropën.

Përmes metodave të sofistifikuara të komunikimit, duke përfshirë mesazhet e koduara, kryesuesi i organizatës – një 40-vjeçar shqiptar me bazë në Ekuador – ka negociuar drejtpërdrejt me kartelet e drogës të Amerikës Jugore, ka porositur sasi të madhe të kokainës drejt porteve të Evropës dhe me ndihmën e bashkëpuntorëve në Itali, Holandë dhe Shqipëri, ka organizuar shpërndarjen në Evropë.

Kokaina e kontrabanduar rreth kufijve evropianë është fshehur në makina të pajisura me zona të sofistikuara për fshehje

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Tetor 2020  - Kryeministri Avdullah Hoti viziton Ministrinë e Shëndetësisë. (Ministria e Shëndetësisë, ora 9:30)

- Lëvizja Vetëvendosje organizon tryezën virtuale më temë 'Sa do të ndikojë moratorimumi një vjeçar për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, në pozicionin ndërkombëtar të Kosovës?' (Online, ora 10:00)  

 - Admovere organizon promovimin e publikimit 'Të Damkosurit e Ballkanit - Shqiptarët dhe Kosova në tekstet alternative gjithëballkanike të historisë'. (Hapësirat e KultPlus Caffe Gallery te Fontana në Ulpianë, ora 10:00)  

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim deputetët e komunitetit joshumicë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora ‪10:30 - vetëm pamje)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë i njofton mediat se nesër do të lansohet data-baza per tregtinë në shërbime. (Ndërtesa e MTI-së, ora 11:00)

- Ministrja e Financave znj.Hykmete Bajrami dhe Auditori i Pergjithshëm i ZKA-së, Besnik Osmani raportojn para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin Vjetor i Auditimit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 11:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me përfaqësues të kompanisë “Kërveshi Partneres” dhe përfaqësuesi te OJQ, “Ngritja e Zërit”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Meliza Haradinaj - Stublla raporton para Komisionit për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në përurimin e adaptimit të rrugës për Komunitetin RAE në rrugën “Rexhep Karaqi”. (Prizren, ora 12:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare dhe KOMRA Rrjeti i Pajtimit organizon debatin mbi Politikat e Kujtesës dhe Praktikat e Përkujtimit në Evropën Juglindore. (Debati do të transmetohet direkt në Facebook dhe Youtube kanalin e KOMRA Rrjeti për Pajtim, ora 17:00)

- Komisioni Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgjon dëshmitë e Hidajete Pireva, Mjeke, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare-QKMF, Fushë Kosovë, Vlora Maholli, Mjeke, QKMF, Fushë Kosovë dhe Hajrie Hoti, Mjeke, QKMF, Prishtinë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje!, mban konferencë për media në lidhje me skandalin e vjedhjes së më shumë se 2 milion euro nga Thesari i Shtetit. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 15:00)