18 Prill 2024

EULEX: Së shpejti arrestimet në rastin Limaj

Prishtinë, 21 maj - Misioni i EULEX-it ka ripërsëritur se në hetimet për korrupsion nuk do të kursej as kryeministrin Hashim Thaçi.

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të nga ky mision, Johannes van Vreswijk, i tha Klan Kosovës se incidenti i së mërkurës në aeroportin e Prishtinës, ku është ndalur për kontroll kryeministri i shtetit Hashim Thaçi, para se të nisej për në Turqi, është provokuar nga vet ky i fundit, i cili nuk ëhstë ndalur në pikën e kontrollit të sigurisë.

“Unë pres që secili zyrtar i lartë qeveritar, të kalojë përmes procedurave. Sepse nëse duhet kaluar përmes një pike kontrolli, atëherë duhet respektuar këtë rregull. Askush nuk është mbi ligjin. As kryeministri apo ministri i transportit”, ka thënë Van Vreswijk.

Ai, pranon se është marr në telefon pas këtij incidenti nga kryeministri Thaçi, por nuk jep detaje.

““Më janë thënë disa gjëra, kaq mund të them.” E gjithë kjo ndodhi, sipas tij, në kohën kur rasti Limaj po ecën para.

Prokurori thotë se këto janë hetime komplekse, dhe se është bërë progres. 3 javë më parë, EULEX-i bastisi pronën dhe ministrinë e Fatmir Limajt, në çfarë paralajmëroi të ketë ndërtuar një dosje.

Në intervistën për Klan Kosova, kryeprokurori i EULEX-it, thotë se tre veta janë të dyshuarit kryesor në rastin Limaj. “Tani për tani janë 3. Dhe do të arrestojmë dikë”.

Kur pyetet se kur do të ndodh kjo, thotë se shumë shpejt. Paralajmëron po ashtu se përveç rastit Limaj, ka ndërtuar edhe 19 raste të tjera për korrupsion. Edhe një herë përsëriti se po hetohen edhe ministra tjerë përpos Fatmir Limajt.
Johannes van Vresëeejk thotë se nuk mërzitet nëse ata janë zyrtarë të lartë të partive politike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)