19 Prill 2024

EULEX: Kthimi i gjykatësve në veri është politizuar

Prishtinë, 4 prill - Misioni evropian për sundimin e ligjit e ka cilësuar çështjen e kthimit të gjykatësve shqiptarë dhe atyre serbë në Gjykatën në veri të Kosovës si të politizuar nga autoritetet në Prishtinë dhe Beograd.

Një zëdhënës i këtij misioni, Hanns Christian Klasing, i tha BBC-së se EULEX-i ka vendosur kontakte dhe po zhvillon bisedime me të dyja palët për të arritur një zgjidhje për Gjykatat në veri, megjithëse e cilësoi gjithë çështjen si komplekse dhe aspak të lehtë.

Ai tha se EULEX-i nuk mund të ndërhyjë në vendime politike dhe as bisedimet politike mes Prishtinës e Beogradit, por e cilësoi si urgjente nevojën e kthimit të gjykatësve shqiptarë dhe atyre serbë në Gjykatën në veri.

Misioni evropian për sundimin e ligjit ka propozuar kthimin e gjashtë gjykatësve, dy shqiptarë, dy serbë dhe dy ndërkombëtarë në Gjykatë, që nuk është funksionalizuar që prej dy vitesh.

Por ndërkohë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka reaguar ndaj propozimit të EULEX-it që dy gjykatës serbë, të cilët kohë më parë kanë dhënë betimin para presidentit serb Tadic, të punojnë në organet e drejtësisë në veri të Mitrovicës.

Zyrtarët në Prishtinë thonë se gjykatësit e strukturave paralele serbe nuk mund të punojnë në gjykatat e Kosovës, nëse të njëjtit nuk i nënshtrohen Kushtetutës së vendit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)