25 Prill 2024

EULEX-i arreston një banor serb të veriut të Kosovës

Prishtinë, 4 tetor - Oficerë nga Departamenti i Policisë dhe Department Policisë Special EULEX-it kanë arrestuar një individ në veri të Kosovës.

Personi i arrestuar përballet me akuza në lidhje me tentim vrasje, posedim të paautorizuar të armëve dhe shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm.

Zyrtarë të Misionit të bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë, thanë se njësitë e posaçme të policisë kanë arrestuar në veriun e Kosovës një pjesëtar të komunitetit serb, nën akuzat për krim të organizuar.

Një zëdhënëse e këtij misioni tha se ky arrestim është \"shumë i rëndësishëm\" dhe është hera e parë që EULEX-i arreston dikë në veri lidhur me akuza serioze për përfshirje në krim të organizuar. Zyrtarët thanë se i arrestuari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, akuzohet edhe për tentim vrasje.

Hetimi është duke u realizuar nga policia e EULEX-it nën mbikëqyrjen e një prokuror të EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë.

Urdhër arresti është lëshuar nga një gjykatës i procedurës paraprake e EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë.

Indivdi është gjithashtu subjekt i një urdhër-arresti ndërkombëtar.

Ai do të paraqitet para një gjyqtari i procedurës paraprake e EULEX-it në rastin më të parë.

Zyrtarë të EULEX-it kishin paralajmëruar se vjeshta mund të jetë periudhë e hetimeve dhe arrestimeve edhe në veriun e banuar me shumicë serbe, që është skenë e kundërshtimeve më të ashpra ndaj pavarësisë së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)