28 Mars 2024

EULEX arreston Shpresim Uken, për rastin Bllaca

Prishtinë, 5 mars - Policia e EULEX-it ka arrestuar sot Shpresim Ukën, njërin nga emrat e përmendur nga ana e Nazim Bllacës, i cili veten e ka paraqitur si ish-pjesëtar i SHIK-ut.

Zyrtarët për shtyp të EULEX-it konfirmuan se është arrestuar një person në lidhje me “Rastin Bllaca”, por nuk dhanë identitetin e tij. Detaje rreth rastit thuhet se do të jepen gjatë ditës.

Ai u liruar pas pyetjeve të hetuesve të EULEX-it, por me kusht që të lajmërohet në polici një herë në javë.

I dyshuari për vrasje Nazim Bllaca në nëntor të vitit të kaluar pati përmendur disa emra si bashkëpjesëmarrës të tij në kryerjen e disa krimeve si pjesëtar i SHIK-ut. Pas arrestimit të Nazim Bllacës dhe Driton Hajdarit, Shpresim Uka është personi i tretë i arrestuar nga EULEX-i lidhur me rastin "Bllaca".

Zëdhënësja e EULEX-it, Kristina Herodes ka konfirmuar se Policia e EULEX-it ka ndërmarrë një aksion në Prishtinë, dhe ka arrestuar një person, identitetin e të cilit nuk e ka bërë të ditur, duke thënë se për detaje të tjera opinioni do të lajmërohet më vonë.

"Unë mund të konfirmoj për një aksion të policisë së EULEX-it sot në Prishtinë, me ç'rast një person është arrestuar. Për momentin nuk mund t'ju jap detaje të tjera, për të cilat do të informoheni më vonë", ka thënë Herodes, duke mos dashur të konfirmojë nëse bëhet fjalë për Shpresim Ukën nga rasti i të shumëpërfolurit Nazim Bllaca”, tha Kristina Herodes, zëdhënëse e EULEX-it.

Policia e Kosovës nuk ka qenë në gjendje të japë ndonjë informacion më të plotë lidhur me arrestimin, pasi sipas zyrëtarëve policor arrestimin e ka kryer Policia e EULEX-it dhe ata vetëm janë informuar se është arrestuar një person lidhur me "rastin Bllaca".

Në fund të vitit të kaluar i dyshuari Nazim Bllaca, në deklarimet e tij për media pati përmendur disa emra si bashkëpjesëmarrës të tij në kryerjen e disa krimeve si pjesëtar i SHIK-ut. Në mesin e emrave të përfolur ishin edhe Driton Hajdari dhe Shpresim Uka.

Në janar, policia e EULEX-it kishte arrestuar Driton Hajdarin, po ashtu i përmendur në CD-në inkriminuese të Bllacës. Ndërkohë që vetë Bllaca, i cili në prononcimet publike ka thënë se ka marrë pjesë në së paku një vrasje, ndodhet në arrest shtëpiak që prej nëntorit të vjetëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)