18 Maj 2022

Epilogu i rastit Pronto, dëshmi e dështimit të planifikuar nga sistemi prokurorial dhe gjyqësor

Prishtinë, 22 janar - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) është thellësisht i zhgënjyer me epilogun e rastit të njohur si “Afera Pronto”.

GLPS konsideron se dje, kur edhe është bërë publik vendimi i Gjykatës Supreme për lirimin e të dënuarit të vetëm të këtij rasti, sistemi i drejtësisë, e më konkretisht sistemi prokurorial edhe një herë është goditur rëndë në pavarësinë, paanësinë dhe në vlerat mbi bazën e të cilave është themeluar dhe do duhej të funksiononte.

"Është shqetësues fakti se si ky rast është dëshmi konkrete e dështimit të planifikuar të sistemit prokurorial dhe gjyqësor për të dënuar krimin në vend, e aq më shumë në raste të tilla ku përfshihen profile të larta politike të vendit", thekson GLPS.

Përkundrazi, përfundimi i këtij rasti dëshmon se si sistemi mbështet dhe amniston ata, dhe qëndron i heshtur dhe i dobët ndaj krimit dhe korrupsionit në nivele të larta dhe jo vetëm.

Ky rast sipas GLPS-së është reflektim i mungesës së vullnetit, aftësisë dhe përgjegjësisë në detyrë të të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve të cilët përmes pozitës së tyre i shërbejnë grupeve të ngushta të interesit dhe jo të mirës së përgjithshme për të cilën janë të zotuar.

Epilogu i këtij rasti është tregues i qartë i një sistemi të kapur, të manipuluar, me mungesë pavarësie dhe paanësie i cili punon në drejtim të amnistimit të të gjitha figurave të larta shtetërore, personave me lidhje të ngushta politike dhe shtrirje të gjerë të ndikimit, ndikim ky që nuk e përjashton as sistemin e drejtësisë.

Për më tepër, ky rast do të mbetet në histori si dëshmi e antivlerave ekzistuese në sistem. Rastet si ky ulin vlerën dhe nderin e ushtrimit të profesionit të prokurorit dhe gjyqtarit në vend.

Për më tepër, trajtimi i rasteve në mënyrë të tillë skandaloze dëmton rëndë imazhin dhe angazhimin e Kosovës karshi luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, një premtim dhe detyrim ky i vendit për të shënuar progres të mëtutjeshëm në rrugën e intergrimit euro-atlantik.

GLPS i bën thirrje Qeverisë, Kuvendit të Republikës së Kosovës, Këshillit Prokurorial dhe Këshillit Gjyqësor në Kosovë që të angazhohen me seriozitet të plotë në reformimin e rrënjësishëm të sistemit të drejtësisë në mënyrë që rastet e ngashme sikurse ky të trajtohen drejtë dhe me kujdes të shtuar dhe që sistemi të mos funksionojë në asnjë mënyrë mbi premisat e drejtësisë selektive. Secili nga institucionet e lartëpërmendura ka detyrim moral dhe kompetencë shtetërore të luftojë për vendin dhe qytetarët tanë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 maj 2022 - Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 9:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret me nderimet më të larta shtetërore për vizitë zyrtare Presidentin e Malit të Zi, Milo Đukanović. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 10:00 - Mediat duhet të jenë në ndërtesën e Kuvendit më së voni deri në orën 9:20)

- Mbahet dita e dytë e konferencës së përbashkët profesionale ndërmjet Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, me Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë të Republikës së Shqipërisë. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, në do të organizohet punëtoria për Programin Kombëtar të muzeve në Kosovë. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 9:45)

- Ne kuadër të Thirrjes së Parë Publike për Organizatat e Shoqërisë Civile për Dorëzimin e Projekt Propozimeve në Programin ReLOaD2, Komuna e Istogut organizon sesionin e parë informues dhe trajnimin dy ditor mbi ‘Menaxhimin e Ciklit të Projektit’. (Salla e konferencave të Shtëpisë se Kulturës ‘Mensur Zyberaj’ në Rahovec, ora 10:00)

- Trupi Gjykues II i Dhomave të Specializuara të Kosovës shpall aktgjykimin në çështjen Prokurori i Specializuar kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. (Hagë dhe në https:// https://www.scp-ks.org/sq/transmetim, ora 10:00)

- Departameni i Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane në Universitetin e Prizrenit hap dyert për tu informuar rreth studimeve të gjuhës gjermane. (Universiteti i Prizrenit, ora 10:30)

- Lëvizja FOL organizon forumin “FOL Hapur për Sundimin e Ligjit në Kosovë” me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey M. Hovenier si dhe Ministrja e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu. (Holli i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 11:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. (Kabineti i kryetarit, ora 12:25 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanovic, do të vizitojë Komunën e Prishtinës me ç’ rast Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama do t’i dhurojë “Çelësin e Qytetit”. (Ndërtesa e vjetër të Komunës, ora 15:00)

- Kuvendi Komunal në Istog mban mbledhjen solemne për nder të vizitës së Zëvendësministrit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Martin Dvorak. (Kuvendi Komunal i Istogut, ora 15:30)

- “Celebrating Kosovo’s Trustbuilders” prezenton interface-in e ri te plaformës Kosovo Trustbuilding Platofrm si dhe festimin e me shumë se tre viteve të arritjeve në avancimin e Agjendës së Ndërtimit të Besimit ne Kosove duke ndare histori frymëzuese dhe pozitive te individeve te ndryshem nga perkatesi te ndryshme etnike ne Kosove. (Hotel Emerald, ora 18:00)

- Shënohet Dita Ndërkombëtare e Muzeve me temën “The Power of Museums - Fuqia e Muzeve”. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 19:00)