26 Nëntor 2020

Ekspertë zviceran përpilojnë ekspertizën ligjore për rastin “Dehari”

Prishtinë, 24 tetor - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se ​gjatë dy ditëve në Kosovë kanë qëndruar ekspertët e Qendrës Universitare Romande të Mjekësisë Ligjore të Lozanës, të cilët kanë përpiluar ekspertizën ligjore për rastin “Dehari”.

Gjatë këtyre dy ditëve, ekspertët e institutit të Lozanës kanë marrë pjesë në procedurën hetimore të këtij rasti, i cili është duke u trajtuar nga Prokuroria Speciale.

Pas marrjes së informatave më të hollësishme dhe ekzaminimeve të bëra, ekspertët e këtij instituti do hartojnë një raport shtesë lidhur me të gjeturat e grumbulluara përgjatë këtyre ekzaminimeve, ku raportin në fjalë do t’ia dërgojnë Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Prokuroria Speciale siguron familjen Dehari dhe opinionin publik se në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore do të zhvilloj hetime të pavarura dhe profesionale deri në ndriçimin e plotë të këtij rasti. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Nëntor 2020

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtorin e Departamentit të mjedisit dhe ujërave, Muhamet Malësiu dhe drejtorin e Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore Gani Berisha, nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi marrin pjesë në përurimin e kompletit te veprave të prof. Anton Çettës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston Kryetarin i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)