26 Prill 2024

Edhe një kadetë e re e FSK-së në Akademinë Ushtarake në SHBA

Prishtinë, 23 prill - Sukseset e Forcës së Sigurisë vazhdojnë pasi qe dje është pranuar konfirmimi zyrtar nga Akademia ushtarake West Point e Shteteve të Bashkuara të Amerikës se kadet Vesa Ibrahimi është përzgjedhur nga Kosova të ndjek studimet në gjeneratën 2024.

Vesa ka kaluar të gjitha testimet me arritje të lartë, si pjesën akademike ashtu dhe atë fizike.

Ajo ka fituar të drejtën për të ndjekur studimet katër vjeçare dhe për t'u kthyer në shërbim në FSK pas përfundimit të Akademisë.

"Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së dhe Ambasadës në Kosovë, për mundësin e ngritjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës në të gjitha fushat, ngritjen e kapaciteteve njerëzore në Akademitë më prestigjioze në Botë, në krijimin e liderëve të ardhshëm të FSK-së", thekson FSK.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)