18 Janar 2021

Dy të mitur në burgun e Lipjanit po vazhdojnë studimet universitare

Prishtinë, 24 nëntor - Në kuadër të programeve për trajtimin e të miturve, me qëllim të rehabilitimit dhe risocilaizimit për kthim sa më të suksesshëm në shoqëri, në Qendrën Korrektuese për të Mitur  në Lipjan, rëndësi e veçantë i kushtohet edhe arsimimit të të miturve.

Kështu, përveç organizimit të procesit mësimor në nivelin fillor dhe atë të mesëm, ku të gjithë të miturve iu mundësohet t'i vijojnë mësimet aty ku i kanë ndërprerë para se të vijnë në QKML, këtë vit dy të mitur nga kjo qendër po ndjekin online studimet universitare, njëri në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik dhe tjetri në Universitetin AAB, në drejtimin Shkencat Kompjuterike.

Arsimimi në institucione korrektuese  është ekuivalent me arsimimin e përgjithshëm në Republikën e Kosovës, gjithë të burgosurit, të cilët mbarojnë me sukses vitin shkollorë, marrin dëftesat, certifikata dhe diplomat, të cilat nuk dallojnë nga ato që jepen për personat që vijojnë shkollimin në liri.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Dhjetor 2020

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj ish kryetarit te Komunës së Ferizajt, Faik Grainca për peqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet pranë Katedrales së Madhe të qytetit. (Pranë Katedrales, ora 13:00)

- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural organizon ngjarjen promovuese të Master Planit të Ujitjes në Kosovë - #KIMP. (Platforma Zoom - https://zoom.us/j/96935761303?pwd=ek5QRFdZdXBCR0FKditlaTRwMWIvdz09, ora  13:30)