23 Prill 2024

Dy gjeodetë akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prizren, 3 mars - Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet B.S., dhe L.R., në cilësi të personave zyrtarë – si gjeodetë, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 lidhur  me paragrafin  2 nënparagrafi 2.2 Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, i akuzuari B.S., me datë 10.12.2017 në Prizren, në kohë të pacaktuar në cilësinë e personit zyrtar - gjeodet i licensuar, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin i tejkalon kompetencat e tij zyrtare në kundërshtim me kornizën e punës të Agjencionit Kadastral të Kosovës, neni 3 paragrafi 1 për standardizimin e matjeve kadastrale, me qëllim që të përfitoj çfarëdo dobie për persona të tjerë në këtë rast vëllezërit P.Gj., Gj.Gj., dhe M.Gj., nga fshati Karashëngjergj - Komuna e  Prizrenit, duke shkelur të drejtat e personit tjetër bashkëpronarit Gj.Gj., në atë mënyrë që në cilësi të gjeodetit të licencuar ka bërë ndarjen e parcelave pa lejen, dokumentin dhe kërkesën e njërit bashkëpronar Gj.Gj., me ç’rast parashtron kërkesën dhe realizon regjistrimin me ndryshime të pronës në Kadastral-Map në kundërshtim me rregullativën ligjore.

Ndërsa, e akuzuara L.R., me datë 12.02.2018 në Prizren, në kohë të pacaktuar në cilësinë e personit zyrtar- gjeodete në Drejtorinë për Gjeodezi dhe Kadastër, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar tejkalon kompetencat e saj ashtu që me qëllim shkel të drejtat e personit tjetër Gj.Gj., duke vepruar në kundërshtim me rregullat ligjore të Agjencionit Kadastral të Kosovës.

E njëjta, si gjeodete në Drejtorinë për Gjeodezi dhe Kadastër bënë regjistrimin me ndryshime të pronës së bashkëpronarit Gj.Gj., në Kadastral-Map në kundërshtim me rregullat  ligjore, ashtu që edhe pse lënda nuk  ishte e kompletuar meqë mungonte dokumenti i identifikimit si dhe kërkesa dhe i autorizuari i bashkëpronarit Gj.Gj., pa pëlqimin e tij bënë ndarjen e parcelave me aktvendim të datës 12.02.2018.

Me këto veprime, të akuzuarit B.S., dhe L.R., kanë përmbushur elementet e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit, për veprën penale e cilat u vihet në barrë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)