19 Prill 2024

Dridhje e tokës në Kosovë

Prishtinë, 8 tetor - Të enjten mbrëma rreth orës 22:23 minuta në Kosovë është regjistruar një dridhje e tokës.

Lëkundjet e forta janë ndjerë në zonat lindore të Kosovës, veçanërisht në qytetin e Gjilanit dhe në rrethinat e tij.

Duke u bazuar në Rrjetin Sizmik të Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Divizionit Sizmologjik të Kosovës, në ora 22:23 sipas kohës lokale,vendi ynë është goditur nga një tërmet me magnitudë 3.9 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet  V -VI  ballë  të Merkalit.

Epiqendra e këtij tërmeti ishte 7 km veri perëndim të Preshevës dhe 18 km Jug lindje të Gjilanit, respektivisht në koordinatat: 42.31,(latituda) dhe 20.65,(longituda), ndërsa thellësia hipoqendrore ishte 2.7 km.

Për shkak të thellësisë së përfillshme të vatrës së tij, tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga banorët vendit tonë.

Deri më tani Divizioni Sizmik nuk posedon të dhëna lidhur me dëmtimet eventuale në zonën epiqendrore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)