23 Prill 2024

Drejtori i ri i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s fillon mandatin

Prishtinë, 29 prill - Sot, Gjeneral Brigade Frank Best (Forca Ajrore Gjermane) mori detyrat e tij si Drejtor i ri i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) nga Gjeneral Brigade Michael G. Oberneyer (Ushtria Gjermane), në një ceremoni të transferimit të autoritetit të mbajtur në kampin Film City, selia e Forcës së Kosovës (KFOR) të udhëhequr nga NATO.

Gjatë ceremonisë, Gjeneral Brigade Oberneyer theksoi "Ne kemi vazhduar të ndërtojmë marrëdhënie të shkëlqyera pune të zhvilluara ndër vite me kolegët tanë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, në një frymë të respektit të ndërsjellë, besimit dhe transparencës."

"Brenda mandateve tona përkatëse, ne kemi punuar së bashku për një qëllim të përbashkët: një Forcë profesionale të Sigurisë së Kosovës, me përfaqësim nga të gjitha komunitetet, duke punuar së bashku për të mirën e të gjithë qytetarëve në Kosovë”.

Gjeneral Brigade Oberneyer lë NALT-in në duart e afta të kolegut të tij Brigadier Gjeneral Best, i cili ka ndërtuar një karrierë mbresëlënëse në Forcat Ajrore të Gjermanisë që nga anëtarësimi në vitin 1983. Së fundmi, ai shërbeu si Shef i Degës për Politikën e Forcave në Ministrinë Gjermane të Mbrojtjes në Bon.

Ekipi Këshillues dhe Ndërlidhës i NATO-s u krijua në gusht të vitit 2016. Misioni i tij është të mbështesë zhvillimin e mëtutjeshëm të organizatave të sigurisë në Kosovë i cili përfshin ofrimin e këshillave dhe mbështetjes, me fokus në ndërtimin e kapaciteteve, edukimin dhe koordinimin e trajnimeve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)