24 Shkurt 2019

“Drejtësia 2020” do të rrisë kapacitetet e Shërbimit Korrektues

Prishtinë, 12 nëntor –  Në kuadër të zbatimit të agjendës “Drejtësia 2020”, Ministria e Drejtësisë është duke rritur kapacitetet profesionale dhe operative brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës, përmes shtimit të numrit prej 120 oficerëve korrektues që do t’i bashkëngjiten Qendrave Korrektuese.

Kandidatët për këto pozita, dje i janë nënshtruar testit kualifikues, përmes një procesi të rregullt dhe transparent. Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka mirëpritur mbarëvajtjen e testimit me shkrim për të gjithë aplikuesit në pozitat e zyrtarit korrektues.

Ministri Tahiri konsideron se shtimi i kapaciteteve njerëzore brenda Qendrave Korrektuese është një hap i rëndësishëm në funksionimin e mirëfilltë të Shërbimit Korrektues të Kosovës, me ç ‘rast rritja e kapaciteteve njerëzore do të ndihmoj në përkushtimin që të ruhet rendi, siguria dhe të respektohen të drejtat e personave në vuajtje të dënimit.

“Angazhimi im për ta bërë SHKK-në një sistem të mirëfilltë funksionimi, krahas standardeve ndërkombëtare dhe në rang lideri në rajon dhe më gjerë, po plotësohet edhe me kapacitetet njerëzore. Në kuadër të masave të parapara në agjendën “Drejtësia 2020” përmes një gare transparente dhe të udhëhequr mbi kompetenca, ka nisur procesi i rekrutimit të 120 zyrtarëve të ri si oficer korrektues, për të mundësuar një menaxhim të mirëfilltë të Qendrave Korrektuese, duke rritur përkushtimin për marrëdhënien e qëndrueshme në mes rendit, sigurisë dhe të drejtave të personave në vuajtje të dënimit” ka theksuar ministri Tahiri.

Në konkursin e fundit të shpallur nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, do të punësohen 60 zyrtar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz, ndërsa 60 të tjerët në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 shkurt 2019 - Mbahet kampionati ekipor në pingpong Liga e Parë e Meshkujve. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më OVL të UÇK-së, organizojnë mbledhje komemorative, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-luftëtarit Halim Tolaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media për çështjen e Lumbardhit në të cilën flasin nënkryetarja Fatmire Kollçaku dhe anëtari i Kryesisë në Pejë Taulant Kelmendi. (Takimi me gazetarë bëhet tek hotel "Dukagjini", ora 12:00)

 - Mbahet ceremonia e varrimit të ish-luftëtarit Halim Tolaj. (Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve të Kombit në fshatin Prejlep, ora 13:00)