28 Mars 2024

Dogana zbulon 133.585 euro kontrabandë

Pejë-Kullë 26 mars – Sot rreth orës  11:00 te mesditës në piken kufitare të Kullës Oficeret Doganore kanë zbuluar shumë të madhe të mjeteve monetare.

Mauna me targa të Malit të zi, sapo kishte arritur në ketë pike kufitare kur është ndalur nga Oficeret për kontroll rutinore dhe pasi kishte përfunduar procedurat doganore për mallin qe e transportonte, vozitësi  i kësaj maune shtetas i Malit te zi është përgjigjur qe asgjë tjetër nuk posedonte për te deklaruar.

Me pas Oficeret Doganor filluan me kontroll më detal të Maunës (kabinës së vozitësit) dhe  pas ulëses se shoferit në pjesën e prapme gjendej një frigorifer, tek I cili u dyshua. Pas hapjes së tij u zbulua se kishte shumë të hollash në vlerë prej 133.585,00 euro.

Vozitësi deklaroi që nuk posedon asnjë dokument për prejardhjen e këtyre mjeteve monetare, veç se i ka pranuar ne Bosnje e Hercegovine dhe se duhej ti dorëzonte në Kosovë. Mjetet e zbuluara janë konfiskuar si dhe kanë filluar hetimet e mëtejme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)