24 Prill 2024

Dita Ndërkombëtare e Zarrfikësve i gjen zjarrfikësit në Kosovë në gjendje jo të mirë

Prishtinë, 4 maj - 4 Maji, Dita ndërkombëtare e zjarrfikjes dhe Shpëtimit edhe ketë vit Zjarrfikësit  në Kosovë i gjen në gjendje jo të mirë, me shumë paqartësi  dhe të pa organizuar,  te pa definuar sa i përket Kompetencave Menaxhuese, Statusi i pa Definuar  dhe gjithashtu edhe sa i përket te drejtave te punëtorëve, shkeljeve dhe diskriminimeve Pajisjeve te punës,  kushteve te punës, dhe aspektet tjera.

"E kuptojmë qe gjendja e krijuar nga Pandemia qe ka përfshi mbarë globin ka shkaktuar probleme dhe çrregullime financiare  edhe ne vendin tonë, që ka reflektua edhe te zjarrfikësit dhe ne i kemi kuptuar, institucionet dhe nuk kemi ber presion sindikal për problemet e shumta qe ka kapluar ketë shërbim, por disa kërkesa duhet me urgjencë te plotësohen sepse kanë te bëjnë me sigurinë dhe ruajtjen e shëndetit te zjarrfikëseve dhe sigurinë në punë", ka thënë Kryetar i Sindikatës Muharrem Beka.

Prandaj sindikata apelon te Qeveria e Kosovës, Ministritë përkatëse dhe Kryetarët e Komunave t'i harmonizojnë qëndrimet  dhe  te angazhohen qe kjo gjendje te tejkalohet dhe zjarrfikësve te ju kthehet dinjiteti siç po proklamohet nga institucionet, qe shërbimi i Zjarrfikësve te trajtohet ashtu siç e meritojnë Shpëtimtarët kudo ne mbarë Botën, gjithashtu i ftoj institucionet nga Niveli Qendror, Kryeministrin, Ministrinë e Punëve te Brendshme, AME dhe te gjithë Kryetarët e Komunave te Kosovës, qe sot ti vizitojnë shërbimet e zjarrfikjes dhe Shpëtimin ne Kosovë qe nga afër ti shohin se me q’far  problemesh ballafaqohet ky shërbim dhe ti ndani pak minuta me Zjarrikës në shenj respekti dhe solidariteti me profesionin me human dhe shumë te rëndësishëm ne aspektin e Sigurisë.

Kjo ditë ne mbarë Boten shënohet si ditë solemne, me vizita te ndryshme nga institucionet dhe komuniteti, qëllimi qe Zjarrfikësit te respektohen për punën dhe sakrificat e tyre për tu dale në ndihmë qytetarëve kur do qe kanë nevojë, demonstrimi i shkathtësive profesionale, demonstrimi i gatishmërisë emergjente sipas misionit te Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Shpëtimi i jetës se njeriut dhe te mirave Materiale, Ndarja e mirënjohjeve dhe shpërblimeve te ndryshme për profesionin fisnik dhe  human të Zjarrfiksëve, qe per te shpëtuar jetën e qytetarëve rrezikojnë jetën e tyre.

Beka ka thënë se sfidë kryesore mbetet zbatimi i ligjeve, definimi  i kompetencave ne mes nivelit Qendror dhe lokal, ndarja e përgjegjësive, marrja e obligimeve se kush duhet te përkujdesët për Zjarrfikësit kjo shkakton probleme dhe zjarrfikësit pësojnë pikërisht nga ky dualizëm i krijuar.

"Ka paraqit problem edhe ne kompensimin e ndërrimeve te natës, orët jashtë orarit, festave, nuk janë kompensua pikërisht për shkak te procedurave administrative ligjore dhe kjo i ka irrituar Zjarrfikësit, konsiderojmë se këto shkelje ligjore po bien mbi supet e zjarrfikësve", ka theksuar ai.

Sfidë tjetër sipas tij mbetet numri i vogël i Zjarrfikësve, pajisjet dhe mjetet e punës, pajisje te pa atestuara sipas deklaratës se prodhuesit, mos aplikimi i sigurimeve shëndetësore, ku zjarrfikësit shpenzimet mjekësore për lëndimet ne vendin e punës duhet vet i paguajnë.

"Mbesim me shprese se ky vit do te jetë vit i kthesës, vit i realizimit te drejtave dhe përmirësimit te gjendjes ne përgjithësi për zjarrfikësit e Kosovës, Heronjtë e heshtur".

"Shfrytëzoj rastin qe ne Emër te Sindikatës se Zjarrfikësve të Kosovës, te gjithë Zjarrfikësve të Kosovës dhe kudo qe janë te ju uroj 4-Majin Ditën ndërkombëtare te zjarrfikjes dhe Shpëtimit,  ju uroj shëndet pune te mbarë, suksese  dhe gjithë te mirat", ka deklaruar në fund Beka.

 


  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)