20 Prill 2024

Diskutohet për kontrollin dhe reduktimin e armëve të paligjshme

Prishtinë, 10 maj - Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim UNDP do të mbajë tryezë të rrumbullakët mbi kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta dhe reduktimin e armëve të paligjshme në Kosovë.

Në këtë konferencë do të flasin, Izmi Zeka, zëvendësministër i Punëve të Brendshme dhe Koordinator Kombëtar për Kontrollin e AVL-ve, znj. Alessandra Roccasalvo, Përfaqësuese e Përhershme, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, Gazmend Hoxha, Drejtor i Divizionit për Siguri Publike, Policia e Kosovës, si dhe zyrtarë të tjerë vendor dhe ndërkombëtarë.

Objektivat e kësaj tryeze janë: Sigurimi i transferimit të njohurive mbi politikat e OKB-së dhe BE-së dhe masat aktuale për reduktimin e armëve të paligjshme; diskutimi mbi gjendjen aktuale dhe masat aktuale në Kosovë për reduktimin e armëve të paligjshme; krimit të bazuar në gjini dhe plaçkitjeve të armatosura dhe diskutimi mbi masat për të adresuar më tej nivelin e harmonizimit të kornizave ligjore për kontrollin e armëve në Kosovë me legjislacionin e BE-së, Traktatin e Tregtisë së Armëve dhe Protokollin e Armëve të Zjarrit.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)