18 Prill 2024

Diskutohet Ligji për Ndërmjetësimin

Prishtinë, 23 janar - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të lansojë projektin Përmirësimi i Qasjes në Drejtësi dhe Reformës së Sundimit të Ligjit në një tryezë të rumbullakët ku do të diskutohet edhe Ligji për Ndërmjetësimin. 

Projekti, që financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë përmes Ambasadës Mbretërore të Norvegjisë në Kosovë, është përgatitur në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e Kosovës me qëllim të mbështetjes reformës në sektorin e drejtësisë dhe përmirësimit të qasjes në drejtësi.

Diskutimi do të përqëndrohet në Ligjin për ndërmjetësimin - ndryshimet kryesore dhe nevojat, si një mekanizëm alternativ për zgjidhjen e rasteve për të ndihmuar gjykatat dhe prokuroritë, në zvogëlimin e lëndëve dhe për të përmirësuar qasjen në drejtësi.

Në ngjarje do të marrin pjesë Alessandra Roccasalvo, u.d. Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, Sh.T Strand Sjaastad, Ambasador i Norvegjisë në Kosovë, Nehat Idrizi, Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës,  Bahri Hyseni, Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Nikola Kabašić, Kryetar i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Shyqyri Syla, Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe partnerë e përfaqësues tjerë nga fusha e drejtësisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)