28 Mars 2024

Diplomojnë kadetët e FSK-së, gjenerata 2019

Prishtinë, 27 qershor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të FSK-së, gjenerata 2019, që u mbajt në Kazermën Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, në Ferizaj.

Kryeministri Haradinaj duke i uruar kadetët për këtë gradim dhe për shërbimin që po ia bëjnë vendit tha se këta kadetë janë gjenerata e parë që diplomojnë  pas votimit në Parlament, edhe pas dhënies së mandatit të FSK-së si Forcë Mbrojtëse të Kosovës duke u bërë kështu vetë historia

“Ju uroj për gradimin dhe ju falënderoj për shërbimin e deritashëm.  Ju ftoj që të shërbeni me nder  në ushtrinë e Kosovës, për popullin e Kosovës, për paqen dhe për rreshtin e ushtrive të paqes  të cilëve ne i takojmë dhe do t’iu takojmë, pra së shpejti në NATO, të cilës i prin SHBA-ja”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se Kosova si vend, vjen prej sfidave e tragjedive dhe  ende është e sfiduar por nuk bën garë me të keqen,  garën siç tha kryeministri, e bëjnë me të mirën dhe synojmë t’iu takojmë popujve të lirë, ushtrive të popujve të lirë  atyre ushtrive që garantojnë paqen.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeministri Haradinaj shtoi se është në nder tek secili prej nesh që duke e forcuar paqen në Kosovë ne e forcojmë paqen edhe në botë .

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha tha se  ka nderin që sot të merr pjesë në këtë datë të rëndësishme për karrierën dhe jetën e kadetëve por edhe FSK-në e shtetin e Kosovës.  “Sot duhet të jeni krenarë për arritjet e juaja dhe të zotoheni që ta nderoni uniformën e FSK-së, ta nderoni atdheun dhe të mbroni paqen, liritë dhe shtetin e ndërtuar më shumë sakrificë”, tha ministri Berisha.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant, Rrahman Rama, përfaqësues të KFOR-it dhe  personalitete të tjera të institucioneve vendore e ndërkombëtare.

Në fund të ceremonisë u bë betimi i kadetëve dhe u dekoruan me medalje Naim Smakolli për shërbim vetëmohues dhe kadet Dritëro Bajrami për rezultate te larta në përvetësimin e programit mësimor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)