03 Prill 2020

Dinosha përcolli zotimin e Malit të Zi për vazhdimin e bashkëpunimit bilateral

Prishtinë, 24 shkurt - Në vazhdën e vizitave të ambasadorëve të vendeve mike, ministri i Mbrojtjes Anton Quni, priti sot ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha.

Në fillim, ambasadori Dinosha uroi Ministrin Quni dhe gjithashtu përcolli urimet e homologut të tij malazez për Ditën e pavarësisë dhe marrjen e detyrës së ministrit të mbrojtjes.

Ai në fjalën e tij, përcolli zotimin e autoriteteve shtetërore të Malit të Zi për vazhdimin e bashkëpunimit bilateral dhe mbështetjen e Kosovës në rrugën e integrimit evropian dhe euroatlantik në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si vend fqinj dhe miqësor.

Ai shprehu interesimin për integrimin e mëtejmë të pjesëtarëve nga radhët e komunitetit malazez në kuadër të integrimit të pjesëtarëve nga radhët e të gjitha komuniteteve tjera jo shumicë në Kosovë.

 Duke i uruar mirëseardhje, Ministri Quni shprehu vlerësimin e lart për bashkëpunimin e deritashëm bilateral me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Malit të Zi me interesimin për intensifikimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi në fushat e interesit të përbashkët në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë.

Lidhur me çështjen e integrimit të pjesëtarëve nga radhët e komunitetit malazez, Ministri Quni, theksoi se FSK-ja është institucion i të gjithëve dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të vendit, pa dallime etnike, racore, gjinore e fetare, dhe se pjesëtarët e komunitetit malazez, sikur edhe pjesëtarët tjerë nga komunitetet tjera jo shumicë, janë të mirëpritur të inkuadrohen në radhët e FSK-së dhe të japin kontributin e tyre në shërbim për të mirën e përbashkët.

Në delegacionin pritës të Ministrit Quni ishin shefi i Kabinetit, Jashar Ramadani dhe këshilltari ushtarak kolonel Hamdi Pollomi.


Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Prill 2020

- Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mban konferencën për shtyp për zhvillimet në sektorin financiar pas paraqitjes së Pandemisë Covid 19. (Ndërtesa e BQK-së, ora 11:00)

- Kompanitë Rajonale e largimit dhe grumbullimit te Mbeturinave mban konferencë për medie (Zyret e Kompanisë “Pastrimi", ora 12:00)

- Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' të bëjë pastrimin e rezervuarit të ujit në objektin prodhues Kroni në komunën e Fushë Kosovës.