25 Prill 2024

Digjet objekti i sigurimeve kufitare në portën 31

Mitrovicë, 11 prill - Burime nga Policia e Kosovës në veri të vendit kanë bërë të ditur se të dielën rreth orës 20:30 është djegur zyra e një kompanie të sigurimeve kufitare në vendkalimin kufitar me Serbinë, në Brnjak, porta 31.
 
Sipas burimeve dyshohet që në objektin e kësaj kompanie të sigurimeve, të licencuar nga institucionet e Kosovës, është hedhur një mjet shpërthyes.

Zyra e sigurimeve në portën kufitare 31 është djegur edhe vitin e kaluar. Ndërkaq, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në mars 2008, serbët e veriut patën shprehur revoltën e tyre duke djegur tërësisht portën kufitare 31 në Brnjak dhe portën 1 në Jarinje, të Zubin Potokut.

/rtk/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)