18 Tetor 2021

Dhomat e Specializuara nisin informimet javore

Hagë, 23 shtator - Pas informimit të parë javor për median nga Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) të mbajtur javën e kaluar, DHSK-ja do të organizojë informime javore online për median, çdo të enjte duke filluar nga sot.
 
Gjatë  këtyre  informimeve,  zëdhënësit  e  DHSK-së  do  të  japin  një  informacion  të  përditësuar  mbi zhvillimet  e  fundit  lidhur  me  procedurat  gjyqësore  dhe  veprimtaritë  e  tjera  publike  të  gjykatës.

Gazetarët do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Tetor 2021

 - Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve dhe Auditorja e Përgjithshme e ZKA-së raportojnë para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e Raportit Vjetor të Auditimit për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB Kosova organizon Ilucidare Playground: “Guralec: Moving Rocks” dhe Konferencën “Përtej mureve dhe bindjeve”. Kinema Jusuf Gërvalla në Pejë