20 Prill 2024

“Dhoma e dëshmive të IPK-së”, donacion nga OSBE

Prishtinë, 3 maj - Sot në ndërtesën e IPK-së në Hajvali,  Inspektorati Policor i Kosovës mbajti ceremoninë e përurimit  të “Dhomës së dëshmive të IPK-së” si donacion nga OSBE.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, si z. Izmi Zeka Zëvendësministër nga Ministria Punëve të Brendshme,  zëvendës ambasadori i OSBE-së z. Kilian Vahl, përfaqësues të ICITAP-it amerikan, përfaqësues të agjencive të MPB-se etj.

Gjate kësaj ceremonie të përurimit të pranishmeve me fjale rasti iu drejtuan Kryeshefja Ekzekutive e IPK-së znj. Miradije Kelmendi, Zëvendësministri z. Izmi Zeka si dhe Zëvendës ambasadori I OSBE-se z. Kilian Vahl  ku paraqiten qëndrimin e përbashkët për bashkëpunim të ndërsjellë për avancimin e punës së Inspektoratit Policor të Kosovës.

Kryeshefja Ekzekutive e IPK-së, znj Miradie Kelmendi, pasi falënderoj OSBE-në për donacionin ajo u shpreh edhe për rëndësinë e këtij bashkëpunimi me OSBE-në, bashkëpunim i cili daton që nga viti 2006, vit i themelimit të IPK-së.  Ajo potencoj se  “OSBE-ja ka mbështetur projektin tonë për rregullimin e kushteve teknike dhe të sigurisë për dhomën e dëshmive, e cila deri më tani i ka munguar organizatës tonë”. Znj. Kelmendi gjithashtu sigurojë edhe njëherë opinionin e gjerë publik, se jemi të përkushtuar të punojmë në drejtim të ngritjes së integritetit policor, duke realizuar një mbikëqyrje demokratike, të përgjegjshme dhe profesionale në Policinë e Kosovës.
 
Zëvendësministri Zeka pasi vlerësoj IPK-në si një nga Institucionet më kredibile të Kosovës, shprehu se është i bindur që me këtë donacion, puna e IPK-së do jetë akoma më profesionale, pasi që dëshmitë që sigurohen gjatë hetimeve, kanë një vend tashmë  të sigurte dhe me standarde për ruajtjen tyre.

Ndërsa zëvendës ambasadori i OSBE-se z. Kilian Vahl   shprehu se me këtë donacion sikurse edhe me aktivitetet tjera kemi synuar që Inspektorati Policor i Kosovës të ketë standardet e policive ndërkombëtare dhe në përputhje me standardet e Kodit Evropian të Etikes Policore. Z. Vahl duke shprehur rëndësinë e mbikëqyrjes së pavarur të Policisë, shprehi qëndrimin dhe gatishmërinë e OSBE-së, për të vazhduar më tej përkrahjen në ngritjen e kapaciteteve të IPK-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)