29 Mars 2024

Dërgohen në mbajtje dy shtetas të huaj për kalim ilegal të kufirit

Prishtinë, 26 korrik - Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 17:50, në fshatin Jashanicë, Komuna e  Leposaviçit, Njësitet Policore Kufitare-DRK-Veri, kanë ndaluar automjetin Land Rover, ngjyrë e bardhë, me targa të huaja (ruse), në tw cilin gjendeshin dy persona meshkuj,  B.G. (1954) dhe A.F. (1986), me shtetësi franceze, të cilët kishin hyrë nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së  Kosovës duke kaluar në mënyrë ilegale vijën kufitare.

Dyshohet se të dyshuarit duke përdorur rrugët ilegale kane hyrë në Republikën e Kosovës,  me ç’ rast të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare’.

Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kompetent i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, i cili ka autorizuar inicimin e rastit dhe  me vendim të prokurorit,   të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Njësi relevante të Policisë së Kosovës janë duke e trajtuar dhe hetuar rastin.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)