25 Prill 2024

Dënohet me burgim për keqpërdorim te pozitës apo autoritetit zyrtar

Gjilan, 5 dhjetor - Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit A. A., duke i shqiptuar dënim prej 8 (tetë) muaj burgim efektiv.

I akuzuari gjatë periudhës qershor 2011 deri në shkurt 2015, me dashje të drejtpërdrejt në cilësi të personit zyrtar – analist i kredive në Bankën Private për Biznes në Kamenicë, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, duke tejkaluar kompetencat e tij, ashtu që ka marr kredi në emër të klientëve pa dijeninë e tyre, nënshkruar formular, aplikacione dhe duke i shfrytëzuar dokumentacionet të cilat i ka pas në dosjet e klientëve, me këto veprime i akuzuari ka shkaktuar dëm bankës në shumën prej 120.000,00 Euro (njëqind e njëzet mijë euro).

Me këto veprime i akuzuari A. A., ka kryer veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjykata ka pranuar marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë të lidhur mes të akuzuarit dhe Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke e gjykuar me tetë muaj burgim efektiv.

Gjykata ka obliguar të akuzuarin që brenda dy viteve të kthej shumën prej 120.000,00 Euro (njëqind e njëzet mijë euro), Bankës Private për Biznes.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)