19 Prill 2024

Dënimi i Zoran Vukotiqit, shpresë për viktimat e dhunës seksuale

Prishtinë, 5 korrik - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) dënimin e Zoran Vukotiqit e konsideron një hap drejt realizimit të drejtës për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, si e drejtë e njeriut dhe shpagim moral për dëmet e pakompensueshme që i janë bërë këtyre viktimave.

Dhunimi seksual përveç si krim lufte në Kosovë ka patur edhe karakter etnik.

 Për KMDLNj-ë, ky dënim ngjallë shpresat se krimet e tilla nuk do të mbesin të pandëshkuara pavarësisht se deri më tani numri i të dënuarve është më se simbolik.

KMDLNj-ë konsideron se me këtë rast është vlerësuar puna e kësaj organizate për të drejtat e njeriut për faktin se ka ndihmuar në zbardhjen e këtij rasti e që ka rezultuar me shqiptimin e dënimit.

KMDLNj-ë shpreson dhe beson se ky dënim nuk do të mbetet rast i izoluar por se do të dënohen edhe dhunuesit tjerë aq më parë që krimet e luftës nuk vjetërohen asnjëherë kurse dhunimi seksual që përdoret si mjet për arritjen e qëllimeve politike dhe ushtarake është kualifikuar si krim lufte.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)