19 Mars 2024

Delegacion i lartë i FSK-së vizitoi Qeverinë Gjermane

Prishtinë, 18 korrik - Zëvendësministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe koloneli Jeton Dreshaj, që nga dje, po qëndrojnë për një vizitë zyrtare në Qeverinë Federale të Gjermanisë.

 Zëvendësministri Ramadani dhe komandanti i FSK-së gjeneral Rama, gjatë vizitës në Qeverinë e Gjermanisë kanë realizuar takime të përbashkëta ku kanë biseduar për zhvillimet dhe arritjet e përgjithshme të FSK-së, avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, si dhe për planet për avancim dhe bashkëpunim në të ardhmen.

Gjatë takimeve të përbashkëta, zyrtarët e lartë të Qeverisë Gjermane kanë konfirmuar mbështetjen për FSK-në dhe Kosovën, duke përkrahur  zhvillimin e  kapaciteteve profesionale të institucioneve të Kosovës për siguri  me qellim të  thellimit të bashkëpunimit me Gjermaninë dhe NATO-n, në këtë aspekt.

Delegacioni i Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës (MFSK) është pritur nga sekretari i shtetit Thomas Silberhorn, zëvendësministër në Ministrinë Federale të Mbrojtjes, kurse dje delegacioni i MFSK-së është pritur nga znj. Betinna Cadenbach, drejtoreshë për Politikat e Sigurisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe drejtori për Planifikim në Ministrinë e Mbrojtjes, gjenerali Erhard Bühler Delegacioni ka vizituar edhe Departamentin për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Gjatë  takimeve në Qeverinë e Gjermanisë delegacioni i MFSK-së bisedoi me mikpritësit për avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të Kosovës dhe Gjermanisë dhe në këtë kuadër edhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës me Ushtrinë e Gjermanisë.

​ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)