19 Prill 2024

D4D publikon dokumentin për vlerësimin e politikave të riintegrimit

Prishtinë, 21 mars - Me rastin e publikimit të dokumentit të politikave “Matja dhe vlerësimi i politikave të riintegrimit”, Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon tryezë diskutim.

Qëllimi i punimit është të analizojë ndikimin e politikave ekzistuese dhe skemave mbështetëse që adresojnë nevojat e të rikthyerve në Kosovë. 

Gjetjet synojnë të rrisin edhe më tej ndikimin e politikave në riintegrimin e të kthyerve, duke dhënë rekomandime bazuar në gjetjet e hulumtimit.

Në këtë ngjarje janë të ftuara Institucionet vendore dhe ndërkombëtare, OJQ-të, akterët relevant të fushës etj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)