30 Maj 2020

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit B. M.

Gjilan, 11 korrik – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit B. M. 

Me datë 9 korrik 2019, gjatë një kontrolli nga oficerët policor në rrugën e fshatit Rogoqicë, në drejtim të pikës kufitare Breznicë, tek i pandehuri është gjetur një sasi prej 1.034 gramë substanca narkotike e llojit “marihuanë”, në veturën të cilën ishte duke e drejtuar.

Me këtë veprime i pandehuri, dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘’blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi caktimi i masave tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale, duke pasur parasysh që i pandehuri në fjalë ka një të kaluar kriminale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 Maj 2020

- Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova organizon konferencën për media ku do të shpalosen gjetjet preliminare nga monitorimi i aktiviteteve të prokurimit të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë kohës së pandemisë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

 

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyret e qendrore të Vetëvendosje, ora 17:00)