24 Prill 2024

Caktohet masa e arrestit shtëpiak për të pandehurin B. P.

Gjilan, 29 qershor - Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit B. P. në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë.
 
Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 28.06.2019, në rrugën “Ahmet Prishtina” në Gjilan, i pandehuri ka shkaktuar dhunë në familje me dashje me qëllim të dëmtimit të integritetit trupor të bashkëshortes së tij, ashtu që fillimisht fjalosen dhe më pas e sulmon fizikisht.

Me këtë veprime i pandehuri, dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘sulmi”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit për caktimin e masës së paraburgimit, pasi që nuk janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e kësaj mase.

Gjyqtari ka konsideruar se caktimi i masës së arrestit shtëpiak garanton zhvillimin normal të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)