19 Prill 2024

Burgu i Smrekonicës ua mundëson të burgosurve komunikimin me Skype

Prishtinë, 12 prill - Nga sot për herë të parë në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë, ka nisur aplikimi i komunikimit virtual me Skype, ndërmjet të dënuarve dhe familjarëve të tyre.

Në bashkëpunim dhe mirëkuptim në mes të Drejtorisë Qendrore të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Qendrës Korrektuese në Smrekonicë, të dënuarve dhe familjarëve të tyre, është rënë dakord që të aplikohet komunikimi virtual Skype.

Të dënuarit, fillimisht do të bëjnë kërkesë për qasje në komunikim virtual, kërkese kjo e cila shqyrtohet nga Komisioni Multidisiplinor, i cili i rekomandon drejtorit  të institucionit të lejojë ose të refuzojë kërkesën.

Qendra tash e tutje do të posedojë  Dhomën e Komunikimit Virtual, e cila është e pajisur me laptop dhe pajisje të tjera që do ta mundësojnë komunikimin e të burgosurve me familjarët e tyre.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)