19 Prill 2024

Buehler: Reduktimi i KFOR-it tregon përmirësimin e sigurisë

Prishtinë, 15 shkurt - Komandanti i KFOR-it, Erhard Buehler ka vlerësuar se reduktimi dhe ristrukturimi i trupave ka të bëjë vetëm me atë se gjendja e sigurisë është përmirësuar.

Mirëpo, sipas tij, kjo ka të bëjë edhe me përmirësimin e aftësisë së Policisë së Kosovës viteve të fundit.

Në një intervistë për Kosova Sot, ai ka thënë se për këto arsye edhe gjenden në një proces, kur po bëjnë transferimin e kompetencave apo detyrave prej KFOR-it në Policinë e Kosovës.

Sipas gjeneralit Buehler, strukturat e KFOR-it do t`i përshtaten një ndryshimi të organizatës vetëm në reduktimin e numrit të ushtarëve.

“Në këtë aspekt, do të kemi pesë pika komanduese në tërë territorin e Kosovës. Kemi edhe dy batalione luftarake, të cilat mund të veprojnë anembanë Kosovës. Veç kësaj, kemi edhe dy batalione rezervë këtu në Prishtinë, të cilat në rast nevoje mund të përdoren në të gjithë territorin e Kosovës”, ka thënë Buehler.

Në pyetjen se kur Kosova pritet të ketë ushtrinë e saj, gjenerali Buehler është shprehur:

“Forca e Sigurisë së Kosovës është një organizatë e armatosur lehtë, detyra e së cilës është të veprojë në raste emergjente dhe katastrofa natyrore. Ne bashkëpunojmë shumë ngushtë me Ministrinë e FSK-së, gjithashtu edhe me gjeneralët e FSK-së, që kjo organizatë ta arrijë shkallën e aftësisë profesionale.\"

Në këtë aspekt, gjatë tre vjetëve të fundit sipas tij janë bërë përparime shumë të mëdha.

\"Sipas përshtypjes sime, FSK-ja ka arritur që të fitojë besueshmërinë e popullatës dhe të ngrejë imazhin e saj gjatë këtyre viteve të ekzistencës së saj. E di që FSK-ja është shumë e preokupuar që në radhët e saj të përfshijë sa më shumë pjesëtarë të komuniteteve tjera që jetojnë në Kosovë. Çka do të ndodhë me të ardhmen me këtë organizatë, aktualisht nuk mund ta them, mirëpo ta lë lëmë këtë që të vendoset nga politika dhe historia, pasi që FSK-ja t`i ketë arritur aftësitë plota operacionale”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)