24 Mars 2019

Bisedojnë për thellimin bashkëpunimit mes Ushtrisë së Kosovës dhe Kroate

Zagreb, 19 shkurt - Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, me rastin e  shënimit të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka  marrë pjesë në organizimin e ashtuquajtur “Java e Kosovës në Kroaci”.

 Ndër aktivitetet e organizuara me këtë rast, veç tjerash, ministri Berisha është takuar me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Mbrojtës të Kroacisë, me  gjeneralë të ushtrisë kroate, si dhe  me zyrtarë të tjerë të shtetit mik kroat, me të cilët ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet Ministrisë së Mbrojtës dhe Ushtrisë Kroate me Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës dhe FSK-në.

Gjatë qëndrimit në Kroaci, ministri Berisha, ka zhvilluar një takim të veçantë edhe me ambasadorin e Kanadasë në Republikën e Kroacisë, Daniel Maksymiuk, me të cilin ka biseduar rreth zhvillimeve aktuale, bashkëpunimit të mëtejmë ndërmjet dy vendeve mike, dhe njëherësh ministri Berisha e ka njoftuar  ambasadorin Maksymiuk me ecurinë e zhvillimeve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 mars 2019

- Kryeministri Ramush Haradinaj në kuadër të manifestimit qendror “Epopeja e Dukagjinit”, bënë homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan. (Gllogjan, ora 10:00)

- Në 20 vjetorin e rënies së atdhetarëve Prof. Latif Berisha dhe Agim Hajrizi, Kryesia e LDK-së bashkë me Kryetarin e Degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi dhe struktura të degës, bëjnë homazhe te varri i Prof. Latif Berisha. (Fshati Smrekonic, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në manifestimin shtetëror “Epopeja e UÇK-së në Dukagjin”. (Gllogjan, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në tubimin qendror në përkujtim të Betejës së Gllogjanit dhe të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri. (Gllogjan, ora 12:00)