29 Tetor 2020

Betohen kadetët e Gjeneratës 24 të Qendrës për Studime Universitare të FSK-së

Prishtinë, 25 shtator - Sot në ambientet e kazermës “Adem Jashari”, sot u mbajt ceremonia ushtarake e betimit të kadetëve – studentë  të Qendrës për Studime Universitare të FSK-së të gjeneratës së studimeve 2020 - 2024.

Në ceremoninë e organizuar me pjesëmarrje të kufizuara për shkak të masave kundër COVID-19, morën pjesë zv. ministrja e Mbrojtjes, Sadika Kofrc, zv.ministri i Mbrojtjes, Muhametalli Mergjollar, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, zv.komandanti i FSK-së, gjeneralmajor, Enver Cikaqi,  drejtori i NALT-it, gjeneral brigade Frank Best, stafi tjetër i lartë ushtarak dhe civil i Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, oficerë të NALT-it, këshilltarët ushtarak bilateral, si dhe familjarë të kadetëve – studentë të rinj.

Me protokollin e ceremonisë ushtarake, me fjalë përshëndetëse dhe mesazhe urimi, kadetëve-studentë të rreshtuar, stafit drejtues dhe akademik  të QSU-së dhe të pranishmëve tjerë, iu drejtua, nikoqiri i ceremonisë, zv.komandanti i QSU-së, kapiten Lirim Bllaca dhe gjeneral Rama, kurse për shkak të angazhimeve tjera jashtë vendit, u lexua letra përshëndetëse me mesazhe urimi e dërguar nga ministri i Mbrojtjes, Anton Quni.

Në fjalën e tij, gjeneral Rama, përveç urimeve, theksoi se rrugëtimi i nisur për të realizuar arritjen e standardeve më të larta profesionale dhe akademike do të realizohet me programin tejet sfidues për përgatitje psikike, fizike, profesionale dhe intelektuale.

“Sot, Ju do të betoheni para flamurit, prindërve, dhe udhëheqësve tuaj, që do të jeni të përkushtuar ndaj vendit, duke pasur gjithmonë parasysh moton e ushtarakut: Detyra, Nderi, Atdheu” tha ai.

Gjeneral Rama, vlerësoi lartë të arriturat e QSU-së për 15 vjet me radhë, në funksion të ndërtimit  të forcave moderne, profesionale, multietnike, të disiplinuar dhe të trajnuar sipas standardeve të ushtrive perëndimore së bashku me partnerët tanë strategjikë.

Ndër të tjera, kadetët e rinj i inkurajoi që ta sfidojnë vetveten sa më shumë dhe ta mbrojnë njëri tjetrin. “Të qëndroni të bashkuar, Një për të gjithë, e Të gjithë për një!” porositi në fund , gjeneral Rama.

Me letër-urimin, drejtuar kadetëve-studentë të rinj, ministri Quni, çmoi shumë lartë ata, duke i vlerësuar si “E tashmja dhe e ardhmja e forcave tona si dhe Më të mirët prej më të mirëve”.

 Ai kërkoi nga ta, përkushtim të madh gjatë studimeve duke këshilluar që shpirti patriotik të udhëheq vlerat e moralit, ndërsa profesionalizmi të jetë qëllimi më i lartë gjatë studimeve katër vjeçare.

“Si Ministër i Mbrojtjes besoj se me suksesin më të lartë do të realizoni planin mësimor dhe praktik  të paraparë  dhe me njohuritë e arritura  në të ardhmen do të jeni oficerë të NATO- së dhe krah për krah me kolegët e juaj nga ushtri të vendeve anëtare të Aleancës, do të jepni kontributin tuaj në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit kudo që është e nevojshme” theksoi në fund të letër-urimit të tij, ministri Quni.

Ceremonia përkatëse u organizua me fillimin e vitit akademik 2020/21 të QSU-së për gjeneratën-24 të saj me 16 kadetët-studentë të cilët do të ndjekin studimet e rregullta katërvjeçare sipas plan programeve mësimore me module teorike dhe praktike sipas standardeve të akademive më të avancuara ushtarake perëndimore e veçanërisht SHBA-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 Tetor 2020 - Open Data Kosovo në bashkëpunim me Zyren për Qeverisje të Mirë lanson projektin “Iniciativa për Qeverisje të Hapur dhe të Mirë”, të financuar nga programi MATRA 2020 në kuadër të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Vazhdon seanca plenare e Kuvendit te Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti së bashku me Zëvendëskryeministrin e parë Besnik Tahiri, merr pjesë në tryezën “Reforma e administratës publike: Shtytja e saj përpara”. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi do të vizitojë Komunën e Ferizajt ku do te takohet me Kryetarin e Komunës, Agim Aliu. (Zyra e Kryetarit të Komunës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, e thirrur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit, në Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 188-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Takimi do të organizohet nëpërmjet video konferencës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e dhjetë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00) .

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do të pres në takim ministrin e Transportit të Maqedonisë së Veriut, Blagoj Boçvarski. (Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, salla P-37​, ora ora 10:30)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi do të vizitojë punimet në ndërtimin e Pallatit të Kulturës. (Afër Qendrës së Inovacionit në Ferizaj, rruga "Brahim Ademi", ora 10:40)
 
- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi pruron fushat e tenisit. (Afër Palestrës së Sporteve "Bill Clinton" në Ferizaj, ora 11:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit te Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi dhe ministri i Transportit të Maqedonisë së Veriut, Blagoj Boçvarski mbajnë konferencë për medie. (Salla e konferencave në Qeveri të Kosovës, ora 11:15)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri viziton Komunën e Rahovecit. (Komuna e Rahovecit, ora 13:00)