26 Maj 2020

Bashkësia Islame do të vazhdojë të mbështesë masat kundër koronavirusit

Prishtinë, 21 maj - Ushtruesi i Detyres se Ministrit te Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u prit nga Myftiu, Naim Ternava.

Në këtë takim u bisedua për përpjekjet e përbashkëta të dy institucioneve në luftën kundër pandemisë me Covid 19, sidomos tani në fazën e dytë të lehtësimit të masave, ku nevojitet kujdes dhe disiplinë nga të gjithë qytetarët.

Me këtë rast Myftiu Ternava vlerësoi angazhimin e institucioneve të Kosovës në menaxhimin e kësaj situate, duke vënë në pah se BIK-ut do të vazhdojnë të mbështesë këto masa, të cilat deri më tanë kanë treguar rezultate të kënaqshme.

Ndërsa ministri Sveçla falënderoi BIK-un dhe në veçanti Myftiun Ternava, për konsistencën e qëndrimeve të tij në respektim të masave të Qeverisë dhe për mbështetjen e gjithë mbarshme për tejkalimin sa më mirë të kësaj situate.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Maj 2020

- Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në shenjë nderimi për të burgosurit shqiptarë të vrarë para 21 vjetësh viziton Burgun e Dubravës në Komunën e Istogut. (Burgu i Dubravës ora 10:30)