19 Prill 2024

Bashkëpunimi rajonal ndihmon mbikëqyrjen demokratike të sektorit të sigurisë

Prishtinë, 24 shkurt - Zëvendësministri i parë i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim një delegacion të udhëhequr nga Merijn Hartog, drejtor i Qendrës për Studime të Sigurisë Evropiane, të shoqëruar nga Peter Vanhoutte dhe Lulzim Peci, drejtor ekzekutiv i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave.

Ky takim është zhvilluar me qëllim të diskutimit të projektit “Zhvillimi i kapaciteteve, bashkëpunimit dhe kulturës së mbikëqyrjes së sektorit të sigurisë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë Veriore (DECOS).

Projekti në fjalë ka për qëllim të fuqizojë parlamentet, organizatat e shoqërisë civile dhe rolin e tyre në mbikëqyrjen demokratike të sektorit të sigurisë.

Në këtë takim, u bë e ditur se me anë të këtij projekti do të ngritën kapacitetet dhe do të rritet bashkëpunimi i mbikëqyrjes së sektorit të sigurisë në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoninë Veriore.

Me këtë rast, zëvendësministri i parë, Xhelal Sveçla, e informoi delegacionin rreth ndryshimeve të fundit në ekzekutiv dhe legjislaturë, si dhe ofroi bashkëpunim të plotë në të ardhmen.

Projekti DECOS cak ka aktërë të ndryshëm të mbikëqyrjes si: parlamentarë, me theks të veçante ata nga komisionet për punë të brendshme, të mbrojtjes dhe të komisionit mbi inteligjencën/sigurinë kombëtare, institucionet e Avokatit të Popullit dhe të Auditorit Kombëtar, OJQ-të, etj.

Projekti DECOS financohet nga MPJ e Holandës dhe do të zgjasë tri vite. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)