28 Mars 2024

Banorët e lagjeve rreth Parkut të Velanisë protestojnë në mbrojtje të Parkut

Prishtinë, 22 prill - Banorët e lagjeve rreth Parkut në mes të Velanisë, Lagjes së Muhaxherëve, Bregut të Diellit, si dhe banorë të gjithë Prishtinës, me rastin e Ditës së Tokës, do të organizojnë një tubim paqësorë në mbrojtje të Parkut.

Aty do të mbillen disa fidane që në mënyrë simbolike të protestohet kundër degradimit të Parkut. Gjithashtu, do të mbahet një fjalim nga një nga fëmijët e komunitetit.

Banorët e lagjes “Velania” po kanë frikë se Parku Memorial i lagjes së tyre do të shndërrohet në një park varrezash, e kjo sepse është rritur numri i varreve në atë vend.

Banorët janë shprehur të pakënaqur pasi  duan që  pjesën tjetër të parkut ta shfrytëzojnë për të pushuar dhe për të kaluar kohë me fëmijët e tyre.

Banorët  kërkojnë nga institucionet e Kosovës ndaljen e trendit të varrosjeve në këtë lokacion, si edhe heqjen e të gjithë eshtrave të trupave që janë varrosur pa të drejtë aty, percjell Fakte.

Ata thonë se është e papranueshme që një Park Memorial, siç ka qenë që prej 60- vjetësh, të kthehet në varrezë kolektive, ndonëse kjo hapësirë nuk ka qenë e destinuar për varreza.

Varre të shumta janë hapur që nga paslufta në këtë hapësirë, ndonëse që nga viti 1960 e deri pas lufte ka ekzistuar vetëm memoriali me emrat e luftëtarëve të Kosovës nga Lufta e Dytë Botërore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)