29 Mars 2024

Avokatja Bytyqi kërkon përjashtimin e gjyqtarit Shabani

Prishtinë, 22 maj - Antigona Morina vdiq gjashtë vite më parë për shkak të hemorragjisë së vazhdueshme, tri ditë pas martesës. Bashkëshorti i saj, Hilmi Zena, përpos që nuk i kishte ofruar ndihmë mjekësore, ka përkeqësuar gjendjen duke vazhduar marrëdhëniet seksuale me të.

Me 18 mars 2018, nga mediumi Koha raportohet për skandalin e rradhës të organeve të drejtësisë lidhur me trajtimin e rasteve të dhunës së ushtruar ndaj grave në Kosovë. Rasti karakterizohej me zhdukjen e dokumenteve zyrtare të ankesës nga ana e Prokurorit për rastin e Antigona Morinës.

Po të mos ekzistonte presioni i raportimit nga mediat, por edhe nga familja, kjo viktimë do të harrohej nga drejtësia kosovare.

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), pas reagimit të dërguar mediave, me 23 mars organizoi protestën #DrejtësiPërAntigonën para objektit të Gjykatës në Rahovec duke kërkuar urgjentisht reagim adekuat të drejtësisë, ku dyshohej se Gjykata në Rahovec ka zhdukur ankesën e bërë nga Prokuroria pas vendimit i cili ka shpallur të pafajshëm të akuzuarin kryesor, Hilmi Zekën.

Poashtu RrGK kërkoi që sa më shpejt të adresohen edhe lëshimet për këtë rast meqë asgjësimi i shkresave zyrtare nuk paraqet vetëm përgjegjësi disciplinore por është vepër serioze.

Tutje, Gjykata e Apelit ka vendosur që rastin ta kthej në rigjykim. Për tu siguruar që familja e të ndjerës do të përfaqësohet drejtë RrGK, me përkrahjen e Agjencisë Austriake për Zhvillim,  angazhoi përsëri avokanten Fehmije Gashi Bytyqi, si përfaqësuese e familjes së dëmtuar të Bislim Morinës.

Duke qenë se seanca e rradhës është caktuar me 4 qershor, avokatja Bytyqi me 17 maj ka dërguar Gjykatës Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, kërkesën për përjashtimin e gjyqtarit Mizahir Shabani nga udhëheqja e çështjes penale kundër Hilmi Zenës. Kërkesa bazohet në dyshimet e arsyeshme në mos objektivitetin dhe paanshmërinë që ka shkaktuar gjyqtari në lidhje me rastin.

Ngritja e përgjegjësisë institucionale gjatë trajtimit të dhunës me bazë gjinore do të rrisë raportimin e këtyre rasteve, duke u siguruar të ketë drejtësi, mbrojtje dhe rehabilitim për rastet e dhunës me bazë gjinore. Duke ndëshkuar dhunën përmes dënimeve meritore për kryesit e veprave penale, institucionet e drejtësisë japin mesazhin e duhur se do të ketë zero tolerancë ndaj dhunës në familje dhe se krimet e tilla makabre do të marrin dënimin e merituar.

Prandaj, përmes këtij shkrimi RrGK përsëri u bën thirrje institucioneve të drejtësisë të ndërmarrin vendimet e duhura në mënyrë që rasti të gjykohet drejtë dhe të rritet besimi i qytetarëve ndaj këtyre institucioneve.

RrGK beson që vetëm me vendime të drejta organet e drejtësisë mund të ndikojnë në uljen e dhunës, respektivisht krimit.

Rrjeti i Grave të Kosovës është rrjet i 126 organizatave të ndryshme të të drejtave të grave në gjithë Kosovën që synon të mbrojë, promovojë dhe mbështesë të drejtat e grave dhe vajzave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)