01 Qershor 2020

Avokati i Popullit kërkon të mos publikohen emrat e personave në karantinë

Prishtinë, 5 prill - Avokati i Popullit ka pritur me shqetësim publikimin e disa lajmeve nga portale që kanë publikuar lista me tabela që përmbanin emra dhe mbiemra, e shumë informata tjera, për personat që janë urdhëruar të izolohen në karantinë për shkak të koronavirusit.

Këto publikime bien në kundërshtim me shumë norma juridike dhe po ashtu në disa rregullore që i dedikohen vet-rregullimit të mediave. Kushtetuta e Kosovës e rregullon shumë mirë këtë çështje e në veçanti neni 36 [E Drejta e Privatësisë], Ligji Nr. 06/L-082 Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Ligji Nr. 04/L-125 për Shëndetësi, dhe Ligji Nr.2004/38 për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Qytetarëve në Kujdesin Shëndetësor.

Avokati i Popullit i drejtohet portaleve që të largojnë këto lajme në mënyrë që mos të ri-publikohen nga portalet e tjera. Po ashtu, Avokati kërkon nga mediat dhe gazetarët që të bëjnë më shumë për mbrojtjen e të dhënave personale të personave në vetë izolim, karantinë, të diagnostifikuar me Covid 19, dhe të hospitalizuar, përveç ato që jepen me pëlqimin e personit.

Mediat janë duke luajtur një rol të madh në këtë mes duke dërguar gazetarë po ashtu deri në vijën e parë të frontit për të shpërndarë informacionet e duhura për publikun.

Mediat kanë edhe obligimet e veta për të përmbushur sipas Kodit Etik dhe dokumenteve tjera vet-rregulluese. Avokati nënvizon rekomandimet e fundit të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) për të gjitha mediat rreth raportimit të tyre mbi situatën me COVID-19.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Qershor 2020

- Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve 1 qershorit, kompania ndërtimore “Qami Construction” do të dhurojë gjak në Qendrën e Transfuzionit të gjakut dhe bën shpërndarjen e dhuratave për fëmijët të cilat janë të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë. (Qendra e Transfuzionit të gjakut në QKUK, ora 9:00)

- Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, KOMF organizon konferencën për media për publikimin e Raportit të Monitorimit “Komuna Ime, e Drejta Ime Sociale”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve. (Kampusi Universitar të Universitetit të Prishitnë, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit – AKP për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)
 
- Instituti për Zhvillimin e Politikave Sociale (IZHPS), me financimin nga FES, publikon hulumtimin “Qasja në mësimin online dhe kushtet e jetesës për familjet përfituese të Skemës së Asstencës Sociale gjatë Covid-19. (Hotel Sirius, ora 11:45)

- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime prezanton hulumtimit “A po ndryshon koncepti i atësisë në Kosovë?”. (https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdlUfSJPvTqynWzbxg2lXiq2Csq7vFeKnBg_kVgfvyHCkfpkQ/viewform,  ora  16:00)