23 Prill 2024

Autorët e dhunës seksuale në Kosovë të mbahen përgjegjës

Prishtinë, 12 korrik - Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë kërkoi angazhim nga institucionet e Kosovës për, siç tha, vendosjen e drejtësisë për viktimat e dhunës seksuale, gjatë luftës në Kosovë.

“Është koha për të dyfishuar përpjekjet dhe për t’i mbajtur përgjegjës të gjithë autorët, pavarësisht nga prejardhja, etnia, apo lidhjet politike”, tha Ambasada amerikane në një postim në Facebook.

Javën e kaluar, Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me dhjetë vjet burgim ish-rezervistin e policisë serbe, Zoran Vukotiq, për kryerjen e veprës penale të dhunës seksuale, gjatë luftës në Kosovë.

Kjo ka qenë hera e parë që dikush është dënuar për një krim të tillë nga gjykatat e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)