18 Prill 2024

Austria partnere e Kosovës në shumë fusha

Prishtinë, 26 shtator - Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi, i shoqëruar nga Drejtori i Policisë së Kosovës, z. Rashit Qalaj po vazhdojnë të qëndrojnë në Austri, ku patën një takim bilateral me zëvendësministren e Punëve të Brendshme të Austrisë, znj. Karoline Edtstadler.

Gjatë këtij takimi u bisedua lidhur me liberalizimin e vizave për Republikën e Kosovës, anëtarësimin e Policisë së Kosovës në INTERPOL dhe për migrimin.

Me këtë rast, ministri Gashi tha se Kosova përballet me sfida të brendshme dhe rajonale në fushën e krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës, prandaj theksoi se anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL ndihmon vendin në luftë kundër këtyre fenomeneve negative.

Ndërsa zëvendësministrja e Punëve të Brendshme të Austrisë, znj. Edtstadler tha se shpreson se partneriteti i Kosovës me Austrinë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në fusha dhe projekte të ndryshme, që ndihmojnë në ruajtjen e sigurisë.

Sa i përket liberalizimit të vizave, ministri Gashi u shpreh falënderues për ndihmën që ka dhënë shteti austriak, si dhe potencoi përkushtimin e Kosovës në menaxhimin e këtij procesi, fillimin e fushatave vetëdijesuese për qytetarët e Kosovës, në lidhje me  kriteret që duhet respektuar pas liberalizmit të vizave.

Ministri Gashi ritheksoi punën e mirë që ka bërë Ministria e Punëve të Brendshme në procesin e Ri integrimit të personave që janë kthyer në Kosovë nga vendet ku kishin migruar.

Gjatë qëndrimit zyrtar në Austri, ministri Bejtush Gashi gjithashtu është takuar edhe me zëvendësministrin e Republikës se Çekisë, z. Jiri Novacek, ku biseduan për sfidat që përballen të dyja vendet në fushën e sigurisë, si dhe bashkëpunimi mes dy vendeve në të ardhmen.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)