29 Mars 2024

Austria do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën veçanërisht institucionet e sigurisë

Prishtinë, 13 dhjetor - Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa priti në takim njoftues ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, i cili shoqërohej nga atasheja policore, znj Dalia El-Hennawi.

Ministri Mustafa e njoftoi ambasadorin austriak për prioritetet dhe proceset nëpër të cilat po kalon MPB.

Po ashtu u diskutua edhe për rëndësinë e forcimit të sundimit të rendit dhe ligjit me qëllim të luftimit të krimit të organizuar.

Ministri Mustafa falënderoi ambasadorin austriak për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë për Republikën e Kosovës, veçanërisht për kontributin që kanë dhënë në kuadër të presidencës së Radhës së BE-së, për forcimin e bashkëpunimit rajonal në forcimin e rendit dhe ligjit.

Ndërsa ambasadori Pfandler theksoi se qeveria e Austrisë do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën në të gjitha sferat e interesit të përbashkët, veçanërisht me institucionet e sigurisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)