29 Mars 2024

Austri, Aksidentohet autobusi nga Kosova, 6 të vdekur, 30 të plagosur

Vjenë, 22 shkurt - Një autobus nga Kosova që udhëtonte drejt Gjermanisë është aksidentuar në një autostradë në Austri. Lajmi raportohet nga mediat e huaja, sipas të cilave nga përplasja e autobusit 6 persona kanë humbur jetën.


"Autoritetet thonë se nga përplasja e një autobusi dhe dy kamionave, në një autostradë në Austri, kanë humbur jetën 6 vetë dhe janë plagosur së paku 30 të tjerë"- raportojnë mediat e huaja.


Policia austriake tha se përplasja ndodhi mesnatën e së dielës afër vendbanimit Hajlegenkrojc, por nuk ka dhënë detaje lidhur me personat që humbën jetën apo për shkaqet e aksidentit.


Mediat austriake kanë raportuar se në autobus gjendeshin udhëtarët nga Kosova për në Gjermani. Policia sot ka konfirmuar vetëm se autobusi ishte me targa gjermane. Të plagosurit janë dërguar në spitalet e afërta.


Janë identifikuar 5 nga 6 viktimat e aksidentit të djeshëm në Austri. Sipas mediave kosovare, ato janë 2 shoferët e autobusit që pësoi aksidentin tragjik, Dragan Mihajloviç nga Kamenica dhe Ismajl Pajaziti nga Ferizaj. Në këtë aksident kanë humbur jetën edhe tre pasagjerë, Sadik Dellova, Mehmet Shkodra dhe Bashkim Bytyçi. Ndërkohë që ende nuk bëhet i ditur emri i viktimës së gjashtë. Ministria e Jashtme kosovare, përmes një njoftimi, ka bërë të ditur listën e të lënduarve në aksidentin e autobusit kosovar, 22 km larg Vjenës, gjatë udhëtimit për në Gjermani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)