23 Prill 2024

Arrestohet një person në Klinë për falsifikim të listave te veteranëve

Pejë, 29 maj - Prokuroria Themelore e Pejës njofton se sot pas kërkesës së kësaj prokurorie, me urdhëresë të Gjykatës Themelore të Pejës, dega në Klinë, ka realizuar bastisje në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht me Njësitin për krime ekonomike,  në shtëpinë e një të dyshuari në fshatin Gremnik të komunës së Klinës.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit Xh.M., janë gjetur  dokumentacione të falsifikuara që ndërlidhen me listat e veteranëve.

I dyshuari Xh.M. është arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërsa prokurori i shtetit për të lartcekurin ka marr aktvendim për ndalim prej 48 orësh.

Javën e kaluar, Prokuroria Themelore e Pejës,  lidhur me listat e veteranëve luftëtarë të UÇK-së, ka ngritur 20 aktakuza, kundër 21 personave, për veprat penale  “Legalizim i përmbajtjes se rreme”, nga neni 403, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. ​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)